Quantcast
Channel: KOHA.net
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live

Supremja hedh poshtë ankesat e LDK-së për Prishtinën

$
0
0
Gjykata Supreme ka vendosur sot për dy ankesat e fundit të subjekteve politike, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), njofton kumtesa nga Supremja, transmeton Koha.net. Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së. Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec. ...

Oda Amerikane thërret për gjithë përfshirje në çrrënjosjen e korrupsionit

$
0
0
Lufta kundër korrupsionit duhet të zërë një vend të rëndësishëm në agjendën e punës së Qeverisë së Kosovës dhe nuk duhet të mbesë në hije të çështjeve të tjera të natyrës politike. i përpjekjeve për luftimin e korrupsionit do të ishte dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të institucioneve të vendit për përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes edhe në terma praktikë, dhe një mundësi për përmirësimin e......

Tahiri numëron ndryshimet që do t’i bëjë në sistemin e drejtësisë

$
0
0
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se si Qeveri e Kosovës kanë pesë objektiva për sistemin e drejtësisë, duke folur nga përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale, proces që do të fillojë së shpejti dhe mund të kërkohet edhe ndryshime kushtetuese. Pjesë e kësaj është edhe rishikimi i fushës penale, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, legjislacioni për gjyqësorin dhe prokurorinë, si dhe kodifikimi i......

Gashi i ARKEP: Nga qershori 2018, do të jetë vetëm kodi 383

$
0
0
Komisioni për Buxhet dhe Financa sot ka shqyrtuar projektligjin për plotësim ndryshim të projektligjit për AKP-në , të cilin e ka prezantuar zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi. Gashi ka thënë se qëllimi i ndryshimit është mundësia e qasjes së Qeverisë në fondin e AKP-së, në mënyrë që mjetet të barten në buxhetin e Kosovës. Ai ka thënë se bëhet fjalë për 370 milionë euro. Kryetari i këtij Komisioni Lumir Abdixhiku ka thënë se paratë e privatizimit......

Revista sllovene i kërkon falje Mellania Trump

$
0
0
Revista sllovene "Suzi" ka kërkuar falje nga zonja e parë amerikane Melania Trump, e lindur në Slloveni, për shkak të artikullit që ka treguar se bashkëshortja aktuale e presidentit të SHBA-së Donald Trump, përveç marrjes me modelizëm, ka punuar edhe në shërbimin e “eskortës elitare”. AP përkujton se revista tekstin e kishte publikuar në gusht të vitit 2016 dhe redaksia sot njoftoi se artikulli është “kuptuar ashtu që Melania ishte përcjellëse e punës”. ...

Panairi i Punës në Mitrovicë, ofrohen 300 vende të lira

$
0
0
Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori sot pjesë në hapjen e Panairit të Punës në Mitrovicë, panair ky i organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe me mbështetje nga GIZ-i Gjerman. Ministri vlerësoi lartë organizimin e këtij panairi si dhe falënderoi punëdhënësit e pranishëm në panair, të cilët prezantuan mbi 300 vende......

Ministri Ismaili thotë se nuk mban gjynahet e askujt

$
0
0
​Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës se sigurimet shëndetësore që të jenë prioritet kombëtar dhe se do të angazhohet ta bëjë gjatë këtij mandati. Ismaili shtoi se ka trashëguar një sektor me gjendje të vështirë, por kjo nuk do të qëndrojë gjatë shumë. “Për punën e bashkë përgjegjësisë por unë gjynahet e askujt nuk i mbaj, i kam veprat e mia dhe kërkojë pak durim për ta parë një gjendje më të......

Dua Lipa e “Artë” me albumin e saj

$
0
0
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka shënuar edhe një sukses të radhës me albumin e saj të parë. Me albumin e saj debutues ajo është shpërblyer me pllakatin e artë, transmeton Koha.net, përderisa ka shitur mbi 4 milionë kopje në Britani të Madhe. “Albumi i debutues tani i artë, dhe kam shitur 4 milionë kopje në Britani të Madhe. Nuk po ‘çmendem’, ju po!!! Faleminderit, ju dua”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. ...

Ministri Pacolli: Unë po e krijoj markën e Kosovës në botë

$
0
0
Prishtinë, 8 dhjetor - Procesi i Integrimit tonë ndërkombëtarë si në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ato respektive po lëvizë në dy binarë të ndërlidhura fuqishëm me njëra tjetrën: negociatat në Bruksel dhe njohjet dypalëshe. Aq të ndërlidhura janë sa Serbia për të rritur pazarin në negociatat e Brukselit në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, investohet në të ashtuquajturin revokim të njohjeve (rasti i Surinamit dhe Guinea Bissaut). Besoj se pas marrjes së......

Rreziku nga Koreja Veriore, Japonia blen raketa për mbrojtje

$
0
0
Japonia do të blejë raketa të rangut të mesëm, të cilat lansohen nga ajri dhe do të shërbejnë për mbrojtjen e vendit, paralajmëroi ministri i Mbrojtjes Icunori Onodera. Reuters shkruan se raketat kanë mundësi të godasin Korenë Veriore dhe bëhet fjalë për një furnizim kontrovers të asaj që do të jetë municioni me rangun më të madh të këtij vendi që ka hequr dorë nga e drejta për luftë. ...

Tahiri: Ndryshimet në legjislacion do të mundësojnë luftë më efikase kundër korrupsionit

$
0
0
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, vizitoi sot gjatë ditës Depon Qendrore për Mallrat e Konfiskuara, e vendosur në fshatin Llukar të Prishtinës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Krahas rishikimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, Tahiri përmendi edhe procesin e rishikimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e të ardhurave nga krimi, transmeton Koha.net. “Jemi këtu që të rikonfirmojmë edhe......

Lavrov: Vendimi i SHBA-së për Jerusalemin kundër logjikës së shëndoshë

$
0
0
Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi sot se vendimi i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit “është kundër logjikës së shëndoshë”. “Ky lajmërim është kundër logjikës së shëndoshë”, tha Lavrov në konferencën për media në Vjenë. ...

Indeksi Komunal i Konkurreshmërisë, mjet për promovim të qeverisjes

$
0
0
Indeksi Komunal i Konkurreshmërisë është shkop matës që tregon të arriturat në përmirësimin e shërbimeve dhe mjedisit afarist në nivelin e qeverisjes lokale. Kështu u tha me rastin e lansimit të projektit “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë- MCI”, nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Instituti Riinvest. Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha se do të nxisë konkurrencë në mes komunave për të bërë më shumë në përmirësimin e mjedisit......

Thaçi në Konferencën e Parisit: Për 10 vjet shtet, Kosova vend i reformave

$
0
0
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferencën e Parisit, që po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës, sot para të pranishmëve ka folur për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës në kuadër procesit të integrimit në BE, njofton kumtesa presidenciale. Thaçi ka thënë se Kosova si shtet i ri po zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht për të përmirësuar standardin e jetesës së......

ATK inkasoi 381.9 milionë euro të hyra, 6,3% më shumë se vjet

$
0
0
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka prezantuar të arriturat që e kanë përcjell periudhën janar-nëntor të këtij viti, ku u tha se trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 % më shumë, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar. Temat kryesore të kësaj konference ishin vlerësimet e raporteve ndërkombëtare nga FMN,UNDP dhe Komisioni Evropian, të hyrat janar –......

Kramoviku i Rahovecit bëhet me shkollë të re

$
0
0
Në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit është përuruar sot objekti i ri i shkollës fillore të mesme të ulët “Mustafë Ibishi”, investim nga buxheti komunal, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Në përurimin e objektit të shkollës kanë marrë pjesë Idriz Vehapi, kryetar në largim i Rahovecit, mësimdhënës, nxënës dhe banor të fshatit Kramovik-Mrasor. Në fjalën tij të mbajtur në ceremoninë e përurimit të objektit të......

Pilotët ushtarakë grekë refuzojnë të përshëndetin Erdogan

$
0
0
Pilotët ushtarakë grekë, të cilët ishin në përcjellje nderi të aeroplanit zyrtar të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, refuzuan ta përshëndesin kur ai arriti për vizitë zyrtare në Greqi, e para kjo e një shefi të shtetit turk në Greqi pas 65 vjetësh, transmeton KosovaPress. Gazeta greke "Ta nea" sot shkruan se dje në ora 10.15 aeroplani presidencial turk "Airbus A330-200" hyri në hapësirën e kontrollit ajror grek në jug të ishullit grek Hios në Egje. Derisa aeroplani po......

Brexit do të përfundojë deri në tetor 2018

$
0
0
Marrëveshja për tërheqjen në Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian duhet të jetë gati deri në tetor të vitit të ardhshëm, tha sot kryenegociatori i BE-së për Brexit Michel Barno. "Ne duhet të kemi versionin përfundimtar të marrëveshjes së tërheqjes gati deri në tetor 2018, për më pak se një vit," tha ai në një konferencë shtypi. ...

Përplasje dhe përçarje në Vetëvendosje?

$
0
0
Duket se në Lëvizjen Vetëvendosje ka ndodhur një përplasje dhe ka filluar një përçarje ndërmjet deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës. Kështu, të paktën, del, nga një letërkëmbim ndërmjet anëtarëve me ndikim të kësaj partie me kryetarin e Vetëvendosjes. Këtë letërkëmbim e ka siguruar Koha.net. Sipas një letre, çdo gjë ka filluar me atë që ajo e quan “fyerje publike” të deputetes së Vetëvendosjes Aida Dërguti që, sipas......

Goran Trajanovski, drejtor i ri i Telekomit të Maqedonisë

$
0
0
Bordi i Telekomit të Maqedonisë e emëroi Goran Trajanovskin, drejtor operativ të kompanisë. Trajanovski, i cili është kuadër i LSDM-së, do ta marrë funksionin që nga 15 dhjetori. Ai ishte këshilltar për telekomunikim dhe informatikë në Ministrinë e Brendshme në periudhën derisa Oliver Spasovski shërbeu si ministër teknik. Në bordin e Telekomit nga janari hyn edhe avokati Mirosllav Vujiç edhe ai nga LSDM-ja. Në shtator, me propozimin e Qeverisë, në Bordin e Drejtorëve u zgjodhën edhe Zamir Mehmeti,......
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live