Quantcast
Channel: KOHA.net
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live

Rrihen në Lipjan dy të mitur, policia i arreston

0
0
Dje në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, janë arrestuar dy të mitur pasi janë rrahur mes vete. Të miturit, siç njofton policia përmes raportit policor, pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë rrahur mes vete me ç’rast edhe kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Koha.net. Ata më pas kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. ...

Thaçi në ekspozitën e Halilajt në Paris

0
0
Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka vizituar ekspozitën e artistit të njohur nga Kosova, Petrit Halilaj. “Një djalë nga Runiku, sot me ekspozita paralele në Paris dhe Nju Jork, kudo që shkon e merr tërë Kosovën me vete, kujtimet, historinë, fëmijërinë. Është ky Petrit Halilaj, një nga artistët më të spikatur shqiptarë të sotmes. Pata kënaqësinë ta vizitoj ekspozitën e tij në Paris”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. {gallery} ...

Arrestohet e më pas lirohet për ekspozim të revoles në rrjete sociale

0
0
Dje në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë është arrestuar një mashkull pasi ka publikuar një foto me armë në rrjete sociale. “Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe nga ai ka konfiskuar armën me një karikator”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. ...

Ultimatumi 10 ditor i kryeministrit për “matrapazët e Hadës e Shipitullës”, ndryshe i çon eskavatorët

0
0
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka dhënë afat dhjetë ditë banorëve të Hadës dhe Shipitullës që të pranojnë ofertën e tij për zhvendosje, përndryshe do të dërgojë ekskavatorët dhe do ta zbatojë ligjin. Ai pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut dhe banorët e Shipitullës e Hadës, tha se ka disa ditë që shpronësimi ka ngecur, duke bllokuar kështu edhe prodhimin e rrymës. Kreu i ekzekutivit tha se më 1 dhjetor, qeveria e ka miratuar shpronësimin dhe ka marrë vendim për termat......

Një shqiptar e një serb punonin bashkë për trafikim me njerëz, njëri kapet tjetri ikë në Serbi

0
0
Policia e Kosovës ka raportuar për dy të dyshuar, kosovar dhe serb, të cilët kanë bashkëpunuar mes vete për kontrabandim të emigrantëve. Ata kontrabandonin emigrantë prej Kosovës përmes Serbisë dhe destinacion kishin Austrinë, transmeton Koha.net. Policia ka treguar se ata u premtonin atyre edhe sigurimin e vizave në Serbi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari shqiptar është arrestuar ndërsa serbi ka ikur në drejtim të Serbisë. ...

Skuadra kineze refuzon yllin e Barcelonës, është “tepër i vjetër”

0
0
A do të largohet 33-vjeçari nga Barcelona drejt Kinës? Skuadra kineze Tianjin Quanjian ka shkëputur lidhjet me veteranin e Barcelonës Javier Mascherano duke insistuar se “ai është shumë i vjetër” për të luajtur në superligën kineze të futbollit, shkruan Goal. Më herët ishte thënë se Mascherano do të braktisë Barcelonën, duke thënë se koha e tij në Camp Nou ka marrë fund, transmeton tch. Futbollisti i njohur ishte përfolur se në janar do të kalojë në radhët e......

Mustafa: Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur

0
0
Për vdekjen e aktorit Blerim Peci, ngushëlloi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ka thënë se Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj dhe njeriun që i jepte shumë artit të Kosovës. Postimi i Mustafës në Facebook: Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj, Blerim Pecin. Njeriun që interpretoi e trajtoi temat e përditshmërisë sonë, të gëzueshme e të dhimbshme, por me aftësitë e veçantitë e tij hyri në zemrat tona.......

Renault prezanton motorin e ri me benzinë

0
0
Renault ka prezantuar motorin e ri turbocharged me benzinë i dizajnuar për veturat e reja, me tre opsione të ndryshme të fuqisë. Motori 1.3 litërsh me katër cilindra ka tre opsione të ndryshme për t’u zgjedhur, njëri që prodhon 113 kuaj fuqi, tjetri me 138 kuaj fuqi edhe ai më i fuqishmi me 158 kuaj fuqi, transmeton koha.net. Që të tre versionet e motorit të ri 1.3 litërsh do të ofrohen me modelin Scenic e Grand Scenic ndërsa harxhojnë shumë pak karburant. ...

LDK: Qeveria Haradinaj, logjikë e odave që po rrezikon të ardhmen e qytetarëve

0
0
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka akuzuar qeverisjen aktuale nga Ramush Haradinaj, se po vë në rrezik të ardhmen e qytetarëve të saj. Sot u bën 3 muaj që nga zgjedhja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, e me këtë rast LDK ka listuar një sërë akuzash ndaj qeverisjes Haradinaj. Ka thënë edhe se kjo qeveri është izoluar plotësisht nga partnerët ndërkombëtarë. Komunikata e plotë nga LDK: Sot, bëhen plot 3 muaj nga dita e votimit në Kuvendin e Kosovës......

Yee: Interesat e SHBA-së në Ballkan janë që rajoni të integrohet në BE

0
0
Njëri nga interesat kryesorë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmohen vendet e rajonit për t’u integruar në pjesën tjetër të Evropës dhe të ndërtohet një e ardhme demokratike dhe stabile. Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari për Evropën dhe Çështjet Evropiane në administratën amerikane në Washington, Hoyt Brian Yee në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1. “Interesi ynë është që vendet e rajonit......

Apple synon ta blejë Shazamin për 400 milionë dollarë

0
0
Apple është në negociata për të blerë aplikacionin për identifikimin e këngëve Shazam për 400 milionë dollarë, raporton BusinessInsider. Kjo marrëveshje mund të lejojë Applen të integrojë aplikacionin e famshëm direkt në iPhonë, në këtë kohë kur ekipi i shpikjeve të Apple është nën kërcënim nga Google e Samsung, transmeton koha.net. Aplikacioni Shazam i lejon përdoruesit që të identifikojnë këngët e lëshuara afër tyre, si ndonjë këngë......

Izraeli bombardon Gazan, në OKB të gjithë kundër Trump

0
0
Izraeli nisi bombardimin e disa objekteve në Gaza që i përkaesin grupit militant Hamas, si shenjë shpagimi, siç thonë zyrtarët e shtetit hebre, ndaj sulmeve palestineze me raketa. Shënjestra e goditjeve ajrore mëngjesin e së shtunës kanë qenë disa depo armësh. Dy persona humbën jetën gjatë sulmeve ajrore, çka e çon në katër numrin e vdekjeve në radhët e palestinezëve që prej ditës së premte, kur dy vetë u vranë në protesta. Tre raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e......

Veseli: Peci do të na mungojë të gjithëve

0
0
Për vdekjen e komedianit Blerim Peci, ka ngushëlluar edhe kreu i PDK-së Kadri Veseli. Veseli i ka shprehur ngushëllime familjes Peci me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit Blerim Peci, dhe ka thënë se ai do u mungojë të gjithëve. “Na dhuroi shumë buzëqeshje me komedinë e tij autentike. Sot, zemrat tona ndjejnë dhimbje për ndarjen e tij kaq të hershme prej nesh. Blerim Peci do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes, miqve dhe artistëve”, shkruan Veseli në Facebook. ...

Raporti i Europol, Alibeaj: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në BE

0
0
Partia Demokratike deklaroi përmes deputetit Enkelejd Alibeajt se një raport i fundit i Europol konfirmon se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në Bashkimin Europian. Taporti i tij thotë se: 1. Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro, 2. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollohet nga organizitatat kriminale, 3. Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe 4. Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur”,......

Shfaqet Audi RS4 Avant “Hulk”

0
0
Pas lansimit të Audi RS4 Avant ngjyrë blu në panairin e veturave në Frankfurt e tjetrit në ngjyrë të kuqe në një panair tjetër, Audi sot ka lansuar një video të këtij versioni super sportiv sikurse ajo e heroit “Hulk”. Audi RS4 Avant i quajtur “Sonoma Green”, është ngjyrë të gjelbër speciale, e cila tashmë është parë në RS5 Coupe, transmeton koha.net. Audi RS4 Avantin e ri e ofron me këtë ngjyrë speciale me një çmim ekstra prej 2,400 euro. Çmimi në total i......

Nisin homazhet në nderim të Blerim Pecit

0
0
Në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, kanë filluar homazhet në nderim të aktorit të njohur Blerim Peci. Homazhet do të zgjasin deri në orën 15:00. Ndërsa, ai do të varroset në 16:00, në Mitrovicë. Aktori i njohur Blerim Peci, ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit. Peci njihet si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend. Ai karrierën e pati nisur në emisionin “Show Meselation”, ndërsa në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit humoristik......

Haqif Mulliqi, me rrëfime interesante sonte në “Talk”

0
0
Dramaturgu, gazetari dhe profesori universitar, Haqif Mulliqi, është mysafir sonte në emisionin “Talk”. Në një bisedë të gjatë, Mulliqi rrëfen detaje interesante për raportin e tij familjar me bashkëshorten dhe tre fëmijët. Ai tregon se si tash ka ndryshuar jeta e tij me tu bërë gjysh për herë të parë. Gjithashtu, Mulliqi jep detaje edhe për raportin e tij me familjen Jashari dhe një intervistë të realizuar nga bashkëshortja e tij me Hamëz Jasharin. Se çfarë pritet të ndodh me......

Haradinaj: Vdekja e hershme e komedianit simpatik dëshmon sa e brishtë është jeta

0
0
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët e komedianit tashmë të ndjerë Blerim Peci. Ka thënë se vdekja e tij e hershme, dëshmon se sa e brishtë është jeta. Postimi i Haradinajt në Facebook: I prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të artistit Blerim Peci, u shpreh ngushëllime më të dashurve të tij, miqve dhe komunitetit të artistëve. Ikja e hershme e Blerimit, komedianit simpatik, dëshmon se sa e brishtë është jeta, ndonëse ai tërë jetën e tij e kishte......

Lewandowski ëndërron të luaj për Real Madridin

0
0
Sulmuesi i Bayern Munich duket se ëndërron të luajë për Real Madridin. Lajmet që vijnë nga Spanja thonë se Lewa lakmon që të vesh fanellën e gjigantit spanjoll, transmeton ksp. Real Madridi duket se do të jetë pjesë e afatit kalimtar të janarit, edhe pse kjo skuadër është e mbushur më yje. Në listën e ‘Mbretërve’ thuhet se është edhe polaku që tani ka 29 vjet. Ish-ylli i Borussia Dortmundit edhe afatin kalimtar të kaluar ishte i lidhur me kalimin në Madrid, dhe duket se lojtari akoma......

Ndërron jetë kryesuesi i KK të Obiliqit, Adem Preniqi

0
0
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi, sot ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë familja e tij përmes një njoftimi në Facebook. Për vdekjen e tij, ngushëllime ka shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Adem Preniqi ishte një njeri i urtë dhe punëtor i palodhshëm. “Ishte aktivist i pandalur në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve. Vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë, por edhe për institucionin ku veproi. U shpreh......
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live