Quantcast
Channel: KOHA.net
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live

Kloppi befason me formacionin ndaj Evertonit

$
0
0
Liverpooli do ta pret sot në “Anfield Road” rivalin lokal, Everton për të zhvilluar derbin e javës së 16 në Premier Ligë. Jurgen Klopp ka befasuar me përzgjedhjen e lojtarëve për të filluar këtë takim, duke lënë në bankinë dyshen braziliane Coutinho dhe Firmino, transmeton Koha.net. Ky formacion e ka befasuar edhe legjendën e Liverpoolit, Jamie Carragher i cili ka shkruar, “befasi e madhe nga ekipet e Liverpoolit”. Formacionet zyrtare janë këto: Liverpool: Everton: ...

Papa Françesku: Qetësi dhe durim për çështjen e Jeruzalemit

$
0
0
Papa Françesku kërkoi edhe një herë sot qetësi dhe durim nga të gjitha palët, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, çka do të pasohet edhe me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Qytetin e Shenjtë. “Ati i Shenjtë përsërit kërkesën e tij për qetësi dhe durim nga të gjitha palët”, thuhet në një komunikatë të Vatikanit, shkruan kp. ”Të gjithë liderët politikë duhet të angazhohen për të......

Bagdadi shënon fitoren kundër ISIS-it

$
0
0
Forcat e armatosura të Irakut kanë mbajtur një paradë ushtarake në kryeqytetin e vendit, Bagdad, për të shënuar fitoren e njoftuar nga kryeministri irakian, Haidai al-Abadi ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, pas një fushate trevjeçare. Abadi dhe komandantët e lartë të forcave të sigurisë kanë qenë pjesë e paradës në qendër të Bagdadit, derisa fluturonin helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë. Kryeministri irakian ka njoftuar më 9 dhjetor se Iraku është, “plotësisht i......

Roma vetëm barazim ndaj Chievos

$
0
0
Roma nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e mbrëmshëm ndërmjet Juventusit dhe Interit, që barazuan 0-0, duke marrë vetëm një pikë sot në udhëtim te Chievo. Skuadra nga kryeqyteti nuk arriti të gjejë rrugën e golit në këtë përballje, dhe këtë nuk e bëri as Chievo, duke ndarë pikët kështu me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net. Pas këtij barazimi Roma mban vendin e katërt me 35 pikë, kurse Chievo në vendin e dhjetë ka 21 pikë. ...

Art nga burgu famëkeq i Guantanamos

$
0
0
“Odë detit” e kanë quajtur koleksionin e pikturave të realizuara nga të burgosur të kampit famëkeq të Guantanamos, e arsyeja është fare e thjeshtë. Pjesa më e madhe e tyre pasqyrojnë oqeanin e ndodhur aq pranë, por të cilin praktikisht nuk e shohin dot. I gjithë vendi është i rrethuar nga mure të larta e tela me gjemba, ndaj banorët e burgut të shumëdiskutuar mund të dëgjojnë zhurmën e oqeanit, mund t’i ndiejnë, ama kurrë nuk kanë mundur të shijojnë pamjen e blusë......

Protestë e përleshje afër Ambasadës Amerikane në Bejrut

$
0
0
Forcat e sigurisë libaneze janë përleshur me demonstruesit afër Ambasadës Amerikane në Bejrut, derisa janë mbajtur protesta kundër vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta njohur Izraelin si kryeqytet të Jerusalemit. Forcat e sigurisë kanë hedhur gaz dhe topa të ujit për t’i detyruar protestuesit që të kthehen mbrapa, pasi ata kishin nisur zjarr në rrugën afër kompleksit diplomatik. Në Libi gjenden mijëra refugjatë palestinezë. Presidenti Trump ka njoftuar më 6......

Giroudi shpëton Arsenalin nga humbja

$
0
0
Arsenali ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Southamptoni falë golit të Olivier Giroud në minutat e fundit të takimit. Vendasti filluan takimin për mrekulli duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë përmes Austinit, i cili dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit pas asistimit nga Tadiqi, që shfrytëzoi gabimin e Mertesackerit, raporton Koha.net. Arsenali, që dominoi këtë takim, arriti të barazojë shifrat tek në minutën e 88 përmes Giroudit, që shënoi pas asistimit......

“Pew”: Myslimanët në Evropë, në rritje

$
0
0
Një studim i Institutit të Kërkimeve “Pew” në Washington tregoi se, numri i myslimanëve në Evropë do të rritet, por kjo, sipas ekspertëve, nuk është arsye për të ndjellë fantazmën e islamizimit të Perëndimit. “Kontinenti i vjetër do të bëhet më mysliman”, ishin të përmbledhura në pak fjalë kryetitujt e shumicës së medieve gjermane, kur raportuan rezultatet e hulumtimit. “Populistët e djathtë dhe islamofobët e të gjitha ngjyrave, që......

Këtë të enjte NASA vjen me një lajm të rëndësishëm

$
0
0
NASA do të mbajë konferencën më të madhe të shtypit të enjten, pasi teleskopi i saj i gjurmimit ka bërë një zbulim të ri, transmeton TCH. Teleskopi i hapësirë Kepler është vënë në punë nga NASA për të zbuluar toka të tjera, ku mund të ketë jetë. Dhe ka një zbulim të fundit, mjaft domethënës sa për të mbajtur një konferencë të madhe shtypi. Shumë pak informacione janë dhënë për lajmërimin, që do të mbahet të enjten. Por e......

Rama: Negociatat nuk çelen mes PS dhe BE, por mes Shqipërisë dhe BE

$
0
0
Shqipëria është më afër se kurrë çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 6 mujori i parë i vitit 2018, do të jetë vendimtar për të hyrë në një korsi të re sa i përket rrugës tonë drejt anëtarësimit në BE. Kryeministri Edi Rama duke folur në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS, u shpreh se rëndësi në këtë proces ka edhe përfshirja e opozitës në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, raporton ATSH. Kryeministri Rama......

Fakte për lulen e Krishtlindjeve

$
0
0
E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima. Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën), dhe në Guatemalë, Poinsettias mori emrin si “La Flor de la Nochebuena” (Lulja e natës së Shenjtë apo Lulja e Krishtlindjeve). Po në Spanjë, Poinsettia ka një emër dhe një sezon tjetër pushimesh. Ajo është e njohur edhe si "Flor de Pascua", "lulja e Pashkëve". Shumë fakte interesante janë zbuluar nga botanistët për efektet e saj,......

“National Geographic” rendit Shqipërinë mes 21 destinacioneve turistike për 2018

$
0
0
Revista e njohur “National Geographic” (NG), në seksionin e saj të udhëtimeve rendit vendet më tërheqëse për t’u vizituar nga turistët gjatë vitit 2018. Përzgjedhjen kjo revistë e ka bërë për tri kategori kryesore, qytetet që duhet të vizitohen, kultura që duhet parë si edhe natyra që duhet shijuar. “Pyetja kryesore e 9,6 milionë lexuesve tanë ka qenë ‘Ku duhet t’i kaloj pushimet’?. Përgjigjja jonë janë 21 destinacionet në mbarë botën”, thotë......

Kurteshi “për rastin Dërguti”: Komunikimi privat duhet ndarë nga ai zyrtar

$
0
0
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili po merr pjesë në mbledhjen e kryesisë së tyre, ka folur për komunikimin që ka ndodhur brenda VV-së. Ai është marrë me gazetarët duke thënë “hajdeni i publikojmë bisedat private në viber”. Ka shtuar se komunikimi privat duhet të ndahet nga ai zyrtar. Lexo edhe: Mblidhet kryesia e Vetëvendosjes ...

Konjufca: Më vjen mirë për këtë interesim të madh për Vetëvendosjen

$
0
0
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ishte i pranishëm në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Në këtë mbledhje po diskutohet rreth përplasjeve të fundit në mes zyrtarëve të kësaj partie. E për interesimin e madh të rastit të fundit nga i gjithë opinioni, Konjufca ka thënë se i vjen mirë që ka pasur aq shumë interesim për Vetëvendosjen. “Më vjen shumë mirë për këtë interesim kaq të madh për......

Dërguti: Kam dhënë dorëheqje nga dy funksione partiake, në Vetëvendosje ka probleme e dallime

$
0
0
Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti, sot, me një postim në Facebook i është drejtuar kryetarit ë kësaj partie Visar Ymer dhe anëtarëve të partisë. Me këtë postim ajo ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga dy funksione partiake pas komunikimit që kishte zhvilluar në grup për Albin Kurtin, transmeton Koha.net. Dërguti në këtë shkrim letër ka thënë se ka dallime politike në Vetëvendosje dhe ka kërkuar që për këto dallime të diskutohet në parti. Ky......

Hoxha: Investimi në rininë më i sigurt për të ardhmen e vendit

$
0
0
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar përfaqësuesit e Inovations Lab Kosova, të prirë nga Hana Sahatqija, përgjegjëse e programit për rini në Unicef, me të cilën diskutoi për rëndësinë e kreativitetit si një burim të pazëvendësueshëm dhe forcë lëvizëse për ndryshime pozitive në shoqëri. “Ndër sfidat kryesore janë nevoja për ngritjen e bazës së prodhimit, zhvillimi i kapaciteteve eksportuese, mbyllja e boshllëkut të konkurrueshmërisë,......

Sonte në “Puls” publikohet një raport ekskluziv nga kryetari i AKK-së

$
0
0
Sonte në “Puls” të KTV-së, do të publikohet për herë të parë në publik një raport ekskluziv nga Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi, i cili tregon për hetimet që është duke i bërë ky institucion për dominimin ose monopolin e kompanive në tregjet e Kosovës. * A ka presione politike në vendimmarrje tek “Autoriteti Kosovar i Konkurrencës” * Cila kompani dominon në tregun e Kosovës me të hyra në fushën e telefonisë mobile,fikse, postare dhe......

Mbi 260 mijë euro projekte të “Qatar Charity” në Mitrovicë

$
0
0
Komuna e Mitrovicës, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe përfaqësuesi i Organizatës “Qatar Charity” nga Katari, Halid El-Jafi’i, kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin gjatë vitit 2016 dhe 2017, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net. “Mitrovica ka pas nevojë për mbështetje të madhe nga investitorë dhe donatorë të huaj. Organizata “Qatar Charity” nga Katari, është njëra ndër organizatat e para që na ka ofruar bashkëpunim dhe na ka mbështetur me projekte......

Ministria e Shëndetësisë mbështet me 30 mijë euro të riun e prekur me leukemi akute

$
0
0
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka mbështetur në vlerë prej 30 mijë euro trajtimin mjekësor jashtë vendit, pacientit Florent Hoxha, i prekur nga leukemia akute. “Me qëllim të eliminimit të keqinformimit dhe keqpërdorimit nga palë të ndryshme të rasteve që aplikojnë për trajtim jashtë vendit për sëmundjet që nuk mund të trajtohen në tërësi në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë informon publikun se, bazuar në......

Përurohet objekti i ri i shkollës në fshatin Lajthishtë të Obiliqit

$
0
0
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bëri përurimin e shkollës në fshatin Lajthishtë. Ndërtimi i kësaj shkolle është financuar nga buxheti i Komunës, transmeton Koha.net. Ky objekt do t'i plotësoi kushtet për zhvillim normal të procesit mësimor për nxënësit e këtij fshati. Ky investim dëshmon edhe njëherë për përkushtimin e Komunës në sferën arsimore, duke arritur kështu të ndërtoi infrastrukturë moderne shkollore. Kryetari, Xhafer Gashi në ceremoninë e......
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live