Quantcast
Channel: KOHA.net
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live

Haradinaj i gëzohet projektrezolutës për shtesat e fëmijëve

$
0
0
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është gëzuar dërgimit të projekt-rezolutës për shtesat e fëmijëve në Kuvendit e Kosovës. Kjo projekt-rezolutë, sipas shefit të ekzekutivit, parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës, prej moshës 0-16 vjeç, të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. “Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën......

Beqiri: Sivjet zgjedhjet, jemi gati me mocion për rrëzimin e Qeverisë

$
0
0
Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, u është kundërpërgjigjur akuzave të Muharrem Nitajt të AAK-së e Enver Hotit të Nismës për mungesën e LDK-së në Kuvend sot kur në plan ishte votimi i projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Në televizionin publik, ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme të shkojë në seancë në qoftë se pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë votimi i këtij projektligji, në të kundërtën tha se nuk kanë përse......

Meshkujt “frikësohen” nga femrat me tatuazhe

$
0
0
Në Francë, 15% e femrave eksperimentojnë me të paktën një tatuazh. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifrat shkojnë në rreth 25%. Një studim i fundit i publikuar në “Psychology today”, tregon se pavarësisht se tatuazhi është bërë shumë i pranishëm, ka ende meshkujt që kanë frikë nga femrat me tatuazh, sidomos nga ato që kanë mbi dy tatuazhe, shkruan tch. Sipas “Psychology today”, rreth 70% e meshkujve, kur shikojnë një femër me disa tatuazhe, mendojnë për......

Skoda zbulon emrin e rivalit të Golfit

$
0
0
Gjiganti i automobilave, Skoda, ka zbuluar se Scala do të jetë emri i modelit me të cilin do të rivalizojë Volkswagen Golfin. Vetura e re kompakte do të ketë premierën deri në fund të këtij viti. Në kuptim të “shkallëve”, ky model tregon hapin e vërtetë të kompanisë në tregun ku do të rivalizojë pos Golfit edhe Ford Focusin, Opel Astran, Renault Meganen, Peugeot 308, Toyota Corollan e shumë vetura tjera. “Modeli Scala hap një kapitull të ri në klasën e makinave kompakte Skoda, një......

Plagjiaturat e avancimet në UP përplasin shoqërinë civile me krerët e arsimit

$
0
0
Në “Puls” të KTV-së është diskutuar për çështjen e arsimit, konkretisht në Universitetin e Prishtinës. Shkëlzen Gashi, nga Admovere, ka folur për raportin e tij bazuar në monitorim të mediave prej vitit 1985 deri më 2016, që kanë trajtuar çështjen e plagjiaturave të profesorëve në UP. I ka përmendur me emra, ata për të cilët ka thënë se nuk ka dilema se kanë bërë plagjiat. “Janë 16 raste që kanë dalë në media. Po me bo me i hy......

Ndryshimet klimatike rrezikojnë prodhimin e birrës

$
0
0
Ndryshimet klimatike do të krijojnë probleme për ata që pinë birrë, pija alkoolike më popullore e botës. Arsyeja është se ndryshime të tilla pritet të sjellin rënien e prodhimit të elbit, elementi kryesor i birrës, sipas një studimi të publikuar të hënën. Nëse temperaturat rriten me ritmet e tanishme, thuhet në studim, moti ekstrem me valë të nxehti dhe me thatësirë do të jetë mjaft i shpeshtë, çdo dy ose tre vjet në gjysmën e dytë të shekullit, raporton......

Veseli: Fuqizimi i PDK-së do t’i gëzojë edhe kundërshtarët politikë

$
0
0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosovës i duhet një adresë e sigurt politike, një garanci që e zhvillon vendin dhe e integron atë në strukturat euro-atlantike. E sipas tij, se kjo adresë është PDK-ja, të cilën e udhëheqë vetë. Këto komente, Veseli i ka bërë në takim me strukturat e PDK-së në Ferizaj. Siç njofton PDK-ja, përmes një komunikate për media, duke folur për procesin zgjedhor partiak, ai ka ftuar qytetarët, intelektualët,......

48 gazetarë të vrarë brenda 2018

$
0
0
Dyzet e tetë gazetarë janë vrarë deri tani këtë vit, sipas përllogaritjeve të Zërit të Amerikës. Ata i shtohen rreth një mijë gazetarëve të vrarë në dekadën e kaluar. Disa kanë humbur jetën gjatë raportimit në zona konflikti, të vrarë nga shpërthime bombash ose për shkak se ndodheshin në rrezen e zjarrit të forcave ndërluftuese. Këtu përfshihen 9 gazetarë afganë, mes tyre 3 nga simotra e Zërit të Amerikës, Radioja Evropa e Lirë. Të gjithë u......

Serial: "Diell Dimri" epis. 48

Interaktiv

Anglia befason Spanjën, tre gola në pjesën e parë

$
0
0
Anglia është duke e “shkatërruar” Spanjën në xhiron e tretë të Grupit 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve. Pas 45 minutash lojë, Anglia po fiton si mysafire e Spanjës 0 me 3. Raheem Sterling realizoi dy gola, teksa një tjetër e shtoi Marcus Rashford. ...

Kroacia feston 5 vjetorin e anëtarësimit në BE, çfarë mësimi mund të marrë Kosova

$
0
0
Në vitin e pestë të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq tha se është koha për ndryshim dhe sipas saj gjëja më e rëndësishme për rrugëtimin në BE është investimi i brezave të rinj në dije. Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, Ambasada e Kroacisë ka shënuar vitin e pestë të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. Ambasadorja kroate Kapitanoviq tha se është......

Mësohet data e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë

$
0
0
Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive muajin e ardhshëm. “BalkanWeb” ka arritur të sigurojë edhe datën se kur do të mbahet mbledhja në fjalë. Mësohet se më datë 26 tetor dy qeveritë do të ‘transferohen’ në qytetin e Pejës. Kjo është mbledhja e 5 e përbashkët që organizohet mes dy qeverive, ndërsa risia në fjalë ka pasur si synim bashkëpunimin mes dy vendeve. Kujtojmë se mbledhja e fundit mes dy qeverive......

Xhaka asiston në golin e Zvicrës ndaj Islandës

$
0
0
Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka asistuar për Haris Seferoviqin për të kaluar Zvicrën në epërsi në përballjen me Islandën në Ligën e Kombeve. Zvicra po udhëheq 0 me 1 me golin e shënuar në minutën e 52-të. ...

Shkëmbimi zjarri mes Policisë dhe disa të dyshuarve

$
0
0
Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve që ndodheshin në një veturë të zezë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që lidh Prishtinën me Mitrovicën, në rrugën që shpie për në Fushë-Kosovë. Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi një veturë që ishte në kërkim nga policia, personat që ishin brenda saj, sapo kanë vërejtur veturën e policisë, kanë......

Bejtush Gashi, ministri i katërt që shkarkohet në Qeverinë Haradinaj

$
0
0
Ministria e Punëve të Brendshme assesi të bëhet rehat me ministër. ...

Ymeri thotë se LDK-ja e VV-ja nuk po duan rrëzimin e qeverisë

$
0
0
Visar Ymeri, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk po e duan rrëzimin e qeverisë. Këtë e ka lidhur me atë që e ka quajtur “injorim të atyre pa të cilët s’mund ta rrëzojnë qeverinë”. Sipas tij, LDK-ja dhe VV-ja po e injorojnë PSD-në dhe me këtë po tregojnë se s’janë seriozë në deklaratat për të rrëzuar qeverinë. “Po sillen në mënyrë të çuditshme dhe......

Qeveria e bindur se FSK-ja as s’do të mbetet barrë e as peng i buxhetit të Kosovës

Poterçi i Klinës me rrugë të asfaltuara, në Gjurgjevik të Madh fillojnë punimet në rrugën e re

$
0
0
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, kanë përuruar rrugët e asfaltuara të fshatit Poterç dhe fillimin e punimeve në fshatin Gjurgjevik i Madh. Rrugët e fshatit Poterç kanë gjatësi mbi 6 kilometra dhe janë realizuar me mbështetjen e plotë të MI-së. Projekti i rrugës së Gjurgjevikut të Madh me gjatësi prej 4 kilometra, do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës......

“Shpata e argjendtë” bashkon institucionet e sigurisë në Kosovë

$
0
0
KFOR po organizon ushtrimin “Shpata e argjendtë 2018-2”, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin këshillëdhënës dhe ndërlidhës të NATO-s, OKB-në dhe EULEX-in. 17 institucione, agjenci dhe organizata të Kosovës janë të përfshira gjatë ushtrimit në zhvillimin e procedurave dhe sinergjive lidhur me rolin e tyre për të trajtuar një situatë emergjente. Sipas një komunikate të KFOR-it, shpata e argjendtë 2018-2 duhet të konsiderohet një mundësi unike për të bashkuar të......
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live