Quantcast
Channel: KOHA.net
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live

Apel nga Policia e Kosovës për kujdes të shtuar gjatë vozitjes

$
0
0
Policia e Kosovës, me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre. Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike, reshjet e borës, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe......

Ende në arrati vrasësi i të riut mbrëmë në Prishtinë

$
0
0
Mbrëmë në orën 19:10, në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, ka ndodhur një therje me thikë, me pasojë vdekjen e viktimës. “Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë”, ka njoftuar PK, raporton Koha.net. Ndërkaq, bëhet e ditur po ashtu se dorasi është ende në......

Asnjë qeveritar në marshin për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë

$
0
0
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, së bashku me përfaqësues të OJQ-ve, nga Teatri kombëtar kanë filluar ecjen me moton “Çohu për të drejtat e njeriut” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Luljeta Demolli, përfaqësuese e organizatave për të drejtat e njeriut, tha se ky marsh shënon Ditën e të Drejtave e Njeriut. “Jemi një numër i madh i organizatave që jemi aktive dhe e kemi nën ombrellë mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha......

Shkarkohet Bosz, Dortmundi emëron Stoegerin

$
0
0
Peter Bosz nuk do të jetë më trajner i Borussias së Dortmundit. Lajmi zyrtarizohet këtë mesditë nga klubi gjerman, përmes një konference për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt edhe në rrjetet sociale. Shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke njoftoi se, mbrëmjen e djeshme ka pasur një bisedë me trajnerin Bosz, e aty është vendosur që të ndërpritet në mënyrë të menjëhershme kontrata e bashkëpunimit me të. “Ishte një bisedë shumë emocionuese, por edhe shumë......

Dy të rinj vdesin në aksident trafiku në Krushë të Vogël

$
0
0
Dy persona nga fshati Nagavc i Rahovecit kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në mëngjes në Krushë të Vogël të Prizrenit. Sipas pjesëtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë. Në bazë të hetimeve fillestare të organeve policore dyshohet që shkaktari i aksidentit të jetë mos respektimi i shenjave të komunikacionit. “Aksidenti ka ndodhur në......

Çfarë moti na pret ditëve në vijim

$
0
0
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat të mërkurën kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do......

Zyrtare: Kosova merr pjesë si shtet i barabartë në Mastersin e xhudos në Rusi

$
0
0
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka konfirmuar se Rusia ka pranuar që Kosova të prezantohet si shtet i barabartë në Mastersin e xhudos që mbahet në St. Petersburg. Ditë më parë Kuka kishte konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në këtë Masters për shkak se Rusia i kishte kërkuar të garojë nën flamurin e Federatës Botërore, gjë që është hedhur poshtë nga trajneri kosovar. Rusia s’i lejon xhudistet si përfaqësuese të shtetit të Kosovës, Kuka refuzon kushtet e tyre Në......

McLaren shpalos hiper-veturën e re të shumëpritur

$
0
0
Kompania e njohur britanike, McLaren, ka shpalosur hiper-veturën (me emrin kodues P15) e saj të shumëpritur. McLaren e ka emëruar këtë hiper-veturë Senna, sipas vozitësit legjendar brazilian Ayrton Senna i cili për këtë prodhues britanik ka vozitur nga viti 1988 deri në vitin 1993, transmeton Koha.net. Ai atëkohë ka fituar tre tituj të kampionatit botëror dhe 35 nga 41 fitore të McLarenit në Formula 1. McLaren Senna vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 800 kuajfuqi dhe sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme. Po ashtu,......

Qeveria boshnjake dërgon 50 tonë drithëra në Shqipëri

$
0
0
Në një mbledhje urgjente, qeveria e Federatës së Bosnje-Hercegovinës mori vendimin për dërgimin e 50 tonëve drithëra, nga këto 25 tonë misër dhe 25 tonë grurë, nga rezervat e saj për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare si pjesë e një ndihme ndërkombëtare për përballimin e përmbytjeve që prekën Shqipërinë në fillim të këtij muaji. Administrata Federale për Mbrojtjen Civile është e ngarkuar për transportimin e kësaj ndihme humanitare,......

Jepet premiera e filmit të ri Star Wars

$
0
0
Premiera e filmit Star Wars: The Last Jedi, është mbajtur me një ceremoni në Los Anxhelos, derisa shumë njerëz kanë shikuar aktorët e filmit në tepihun e kuq. Kjo është premiera e serisë së tetë të Star Wars. The Last Jedi do të fillojë të shfaqet për publikun më 15 dhjetor dhe pritet të jetë një prej krijimeve më fitimprurëse të këtij viti, shkruan REL. Ekspertët e industrisë filmike kanë parashikuar që vetëm në vikendin e parë, shifrat e fitimeve të......

Milinkoviq merr mbështetjen e Kukësit deri në janar

$
0
0
Kukësi po përjeton momentin më delikat të tij në Kategorinë Superiore. Humbja 1-3 nga Lushnja në stadiumin “Zeqir Ymeri”, vetëm sa e ka rënduar situatën, pas së cilës trajneri Milinkoviq u shfaq i dorëzuar. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i skuadrës verilindore la të nënkuptohet se do të largohej, kur theksoi se e kishte marrë vendimin dhe se do t’ia komunikonte atë edhe presidentit të klubit, Gjici. Takimi mes tij dhe presidentit të Kukësit ndodhi në orët e vona të......

Tahiri: Roli im është promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut

$
0
0
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se kjo ditë pasqyron idenë se çdo ditë është e duhura për të punuar për barazi, drejtësi dhe dinjitet mes njerëzve. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se kjo ditë shënon nënshkrimin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut nga Kombet e Bashkuara, dokument bazë për vënien e standardeve në këtë fushë. “Filozofia e të drejtave......

Investimet e huaja në Kosovë arrijnë vlerën 201.5 milionë euro

“KFOR-i, forca ushtarake e vetme që siguron paqe në Kosovë”

Biglia jashtë përballjes Milan – Bologna

$
0
0
Milani do të jetë pa mesfushorin Lucas Biglia për të një lëndimi që ka pësuar, ka konfirmuar klubi italian. Biglia ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë në stërvitje gjatë stërvitjes së djeshme, transmeton Koha.net. Milan do të jetë edhe pa të suspenduarin Alessio Romagnoli, përderisa në tretman janë Andrea Conti dhe Hakan Calhanoglu. Takimi pritet të fillojë në ora 20:45. ...

“Koha Ditore” sot gratis edhe online

$
0
0
“Koha Ditore” e së dielës, me temë për korrupsionin në sistemin e prokurimit publik, do të jetë FALAS. Numri tematik, që është punuar në bashkëpunim me organizatën “Demokracia Plus” me përkrahje të USAID-it, trajton problemin e korrupsionit në sektorin e prokurimit publik, që, sipas pasojave, del të jetë kanceri i shtetit të Kosovës. Përveç temës dhe intervistës tematike, numri përmban të gjitha rubrikat e tjera të rregullta të së dielës, prej reportazhit......

“Reputation” i Taylor Swift albumi më i shitur në botë

$
0
0
Taylor Swift vazhdon të jetë në krye të top listës për albumin më të shitur në botë edhe pas javës së tretë. Wild Music Awards raporton se “Reputation” i këngëtares amerikane është shitur gjatë kësaj jave 229 mijë kopje, kurse që nga lansimi është shitur 2,214,000 kopje, transmeton Koha.net. Kjo është hera e parë në dy vjet e fundit që një album qëndron për tri javë në krye të top listës. Në vendin e dytë renditet “Finally” i......

Ndahet nga jeta historiani Kristaq Prifti, anëtar i Akademisë së Shkencave

$
0
0
Ndahet nga jeta akademiku i njohur Kristaq Prifti. Historiani i njohur dhe specialisti i periudhës së Rilindjes Kombëtare u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Ai gjeti vdekjen gjatë ditës së djeshme, më 9 dhjetor, për shkak të komplikimeve shëndetësore prej moshës. Prof. Dr. Kristaq Prifti ka qenë pedagog i shumë brezave dhe dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë, e më pas Drejtor i Institutit të Historisë. Osmanolog dhe studiues i njohur i historisë së Shqipërisë për Rilindjen Kombëtare,......

Si u vra i riu shqiptar në Islandë, tregon miku i tij

$
0
0
Një djalë i ri nga Skrapari, i cili prej disa kohësh jetonte në Islandë, humbi jetën për shkak të goditjeve me thikë. Klevis Sula 21 vjeç, u godit nga një tjetër shqiptar i droguar më 3 dhjetor, teksa po tentonte ta ndihmonte. Por i riu shqiptar nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, duke gjetur vdekjen në spitalin e Rejkjavikut rreth një javë më vonë, shkruan “NOA”. Ngjarja ndodhi ende pa zbardhur mëngjesi i 3 dhjetorit, në sheshin qendror të Rejkjavikut, ku autori i dyshuar pritet të dalë në......

Si t’i bëjmë edhe më të shëndetshme frutat

$
0
0
A mund të hamë fruta sa të duam? Përgjigjja është jo sepse frutat përmbajnë sheqer. Fruktoza që gjendet te frutat është një sheqer i thjeshtë, që përdoret edhe për të bërë shurup për ëmbëlsira. Rrjedhimisht, edhe me frutat nuk duhet ekzagjeruar. Frutat me pak sheqer, siç është manaferra, kanë më pak ndikim në rritjen e sheqerit në gjak sesa fiku apo rrushi, transmeton tch. Ndërsa molla, dardha dhe pjeshka janë në mesin e “renditjes së sheqerit”. Që......
Viewing all 39846 articles
Browse latest View live